Ish-Prokurori Eugen Beci: Arresti me burg ndaj Veliajt, masë ekstreme! Zyrtarët e lartë nuk kanë rrezik ikje, por…

Ish-prokurori Eugen Beci deklaroi se lënia në burg e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është masë ekstreme dhe e tepruar.


I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai tha se një zyrtar i lartë nuk ka rrezik të largohet, por më tepër ekziston mundësia që të prishë provat.

Ndaj sipas tij, për këtë duhet një masë izoluese më e lehtë që ai të mos shkojë në zyrë për të prishur provat.

“Të gjithë  të arrestuarit në Shqipëri nuk janë të pandehur, por janë të gjithë persona me masë sigurimi arrest me burg. Unë kam bindjen që në Shqipëri masa e sigurisë arrest me burg është një inflacion i madh që nuk ka logjike të përdoret as nga Prokurorit dhe as nga  gjykatat sepse është masa më ekstreme dhe më e papërshtatshme për rastin që flasim. Zyrtarët e lartë nuk kanë rrezik ikje, por do shohim nëse ka rrezik prove apo jo. Fakti që një zyrtar i lartë mund të prishë provat mund të gjesh edhe masa të tjera sigurimi. Këtu ka një vështirësi SPAK sepse të zgjedhurit nuk pezullohen nga detyra. Atëherë masa më e përshtatshme do të jetë një masë izoluese që të mos shkosh në zyrë që të mos prishësh provat. Por a është e tepruar arresti me burg? Është shumë e tepruar”, tha ish prokurori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme