Ish-Shefi i SHIK-ut: UÇK-ja ka blerë armë në Serbi (Video)

Ish Shefi i SHIK-ut, njëherësh njëri prej akterëve kyç në luftën e Kosovës, Fatos Klosi ka rrëfyer detaje shumë interesante për luftën.

Klosi duke folur për armët ka bërë të ditur se ku edhe bleu Ushtria Çlirimtare e Kosovës armët gjatë periudhës së luftës.

Ndryshe nga qëndrimet e ish-kryeministrit Pandeli Majko, Klosi  thotë se shteti shqiptar e menaxhoj vetëm transportin, por sipas tij armët u blenë nëpër Evropë dhe me paratë që kishte mbledhur vetë UÇK-ja.

“Armët kanë qenë të gjitha armë evropiane. U blenë edhe armë në Shqipëri, por zyrtarisht s’është bërë asnjëherë, jam lutur që të bëhet, por s’është bërë asnjëherë. Armatimi kryesor u ble nëpër Evropë. Ishte një periudhë  kur ne e bllokuam furnizimin me municion pra ishte problem municioni. Ishte koha kur zotëri Majko ishte kryeministër dhe u bllokua. Edhe para bombardimeve. U detyruam që të korruptohen njerëzit nga sasia e parave për këtë”, ka thënë Klosi.

Ai gjithashtu ka thënë se UÇK-ja i bleu armët në depot e Serbisë.

Për më tepër shihni edhe videon më poshtë:

TEMAT:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme