Ish-ushtari i UÇK-së letër publike krerëve të BDI: Në luftë më thonin vëlla, tani s’më njohin fare

Naim Burrniku ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i ka shkruar një letër publike bashkëluftëtarëve të tij, sidomos komandantëve që sot sipas tij janë në kolltuqe të pushtetit dhe kanë harruar idealin dhe ushtarët e ngelur në gjendje të rëndë.

Ja letra e tij publike:

U bënë 17 vite që kur përfundoi lufta e 2001, dhe po kaq vite ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në pritje të satusit të tyre. Branitellat, ata të cilët përsekutuan dhe na vranë, u perfshinë menjëherë në ligjin ekzistues të veteranit të Republikës së Maqedonisë, gëzojnë statusin e veçant dhe kompenzimet ushtarake, por ku mbeti fati ynë, kujt ti drejtohemi për ankesa nëse na vrasin, burgosin, na ndjekin me pretekste të dyshimta e të inskenuara. A thua vallë dëshirojnë që ta minimizojnë numrin e luftëtarëve tanë me vrasje e shantazhe, gjë që nuk mund ta bëjnë dot sepse krejtë shqiptaria është UÇK. U bënë plotë 17 vite që shokët tanë, komandantët tanë po udhëheqin me maqedonin nën Partinë Politike BDI, dhe këtë e di, por një gjë ende e kamë të paqartë, ku mbeti ideali i ushtarakut “një për krejt, e krejt për një”, a thua vallë mendon ndonjëri prej komandantëve për ushtarin e vetmuar, e lënë anash, nën mëshirën e një shteti të brisht dhe diferencues. Më lindë dyshimi dhe për disa nga miqt e mi bashkëluftëtar, në vijën e frontit më kishte vëlla, kurse tash në paqë smë njeh fare, disi ky mik është përvjedhur mjeshtërisht dhe po shfrytëzon ca benifite nga X partia dhe si padashje, mua nuk më vërenë fare, e kuptoj këtë, e ka nga nevoja sepse të jetuarit është domosdoshmëri, të gjindesh si të mundesh, por ama nëse dikur ishim vëllezër të një ideali, për hirë të po atij ideali ta vazhdojmë vllaznillëkun sepse jetës nuk i dihet. Si për ironi të kohës, Interesant ky privilegji i komandantëve, dje jepnin urdhëra largë nga fronti kurse ne rrinim në istikame, e sot japin përsëri urdhëra nga Mercedesët e makinat e shtrejta, nga kolltuqet e sulltanit e me jetë luksoze, e ne persëri nëpër istikame (nëpër shtëpi si istikame, kasolle të thjeshta), duke bredhë rrugëve për egzistencë. Disa nga shokët e mi kanë gjetur veten, disa me nepotizëm, disa me servilizëm e disa në forma tjera, kurse ne ushtarët e devotshë që nuk i përulemi asnjë shteti e pushteti, asnjë partie e klani, që jemi krenar për idealin ton, po duhet me prit derisa armiku të jep urdhër për zgjidhjen e statusit ton. Mjerë për atë komandant që le ushtarin e tij të bredhë rrugëve duke kërkuar egzistencën, e mjerë për ate shok e bashkëluftëtar që e harron shokun e tij në ditët e mira kur ky tjetri nuk e harroi në ditët e vështira. Ju komandant e bashkëluftëtar, nuk ju harruam dhe nuk ju lamë vetëm në kohë lufte, andaj mos na harroni e mos na lini vetëm në kohë paqe, ah sikur ta ktheja dhe njëherë unitetin, dashurinë dhe vëllaznillëkun e 2001, tash kur jemi bë pikë e pesë”, thuhet në fund të letrës. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme