Nuk është vetëm ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani ai i cili ka pasur të kaluar të përbashkët me presidentin e tanishëm të Kosovës, ish kryeministrin Hashim Thaçi, të cilit i kishte shërbyer si këshilltar. Gorani, njëjtë si Aida Dërguti, është parë jo rrallëherë edhe në shoqërinë e krerëve të PDK’së.
Edhe deputeti Fisnik Ismaili ishte takuar me ish kryeministrin Hashim Thaçi.
Qeveria e asaj kohe për këtë takim do të raportonte: Kryeministri Thaçi ka thënë se kishte kënaqësinë që t’i takonte të gjithë këto vasha dhe këta djem, që na bënë të ndjehemi krenarë në ditën e shpalljes së pavarësisë, në shtetin tonë të ri, me fillimin e ri, me lindjen e re, me perspektiven dhe përgjegjësinë e re. “Ideja e tyre ka shpërthyer të gjitha mediumet botërore dhe ka bërë që të gjithë të shikojnë se Kosova është shpallur e pavarur, se është lindje e re dhe është një shtet i ri me perspektivë të sigurt në duart e njerëzve të rinj”, është shprehur kryeministri Thaçi. Ndërsa, kreatori i obeliskut të pavarësisë, z. Fisnik Ismaili, ka falënderuar kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën që i kanë dhënë për të jetësuar projektin e tij, i cili tash ka mbetur edhe si shenjë që e kujton ditën e shpalljes së pavarësisë.
Në duart e Hashim Thaçit u raportua se kishte kaluar edhe ish sekretari organizativ, Dardan Molliqaj.
Sipas pronarit që publikoi foton, Molliqaj ka qenë Kryetar i Forumit Rinor të PDK’së, në fshatin Beleg të Deçanit.
Në takime më të shpeshta publike me Hashim Thaçin është parë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti mund të mburret sa ka një koleksion më të pasur të fotografive me Hashim Thaçin./Sakte.net