ISH-ZËVENDËSMINISTRI I ARSIMIT THOTË SE QYTETARËT NUK E KUPTUAN VLERËSIMIN PISA

Ish-zëvendësministri dhe kryesuesi i komisionit për testin e Maturës Shtetërore, Nehat Mustafa duke komentuar rezultatet e Programit duke komentuar rezultatet e Programit për Vlerësimin e Nxënësve që kryhet çdo tre vite, renditën Kosovën në fund të listës së vendeve në botë për nga cilësia në arsim, ka thënë se shumica e kosovarëve nuk po dinë ti lexojnë këto të dhëna.

Madje ai e ka quajtur debat të shfrenuar reagimin e qytetarëve nëpër rrjete sociale.

“Pisa ky debat i shfrenuar i atyre që vërtetë pak apo aspak nuk e kuptojnë vlerësimin”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas tij, pjesa më e madhe e atyre që sot kanë folur, “ose nuk e kuptojnë vlerësimin PISA, ose kanë folur me paragjykime”.

“Nuk mund të ketë diskutim të efektshëm pa një analizë të detajuar”, ka shkruar Mustafa.

Madje sipas tij askush nga ata që kanë shkruar nëpër rrjete sociale nuk kanë arritur ta analuzojnë në thellësi rezultatin e publikuar.

“Do ta them mendimin tim, por duhet kohë”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme