Qeveria ndanë 34 mijë euro për deputetin Bardhyl Meta që po shërohet në Gjermani

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotshme ka ndarë 34 mijë e 204 euro për mbulimin e shpenzimeve për shërim të deputetit Bardhyl Meta.

 

Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi tha se Zyra e Kryeministrit ka marrë një kërkesë nga deputeti Bardhyl Meta, i cili është për shërim jashtë vendit, në Gjermani, dhe i cili ka nevojë për mbulimin e shpenzimeve në shumën prej 34 mijë e 204 euro.

Në koordinim të plotë edhe me kryeministrin dhe me ministrin e Financave jemi pajtuar që të ndajmë këtë shumë.

Kryeministri Mustafa lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve financiare tha se për deputetin Meta, Ministria e Shëndetësisë e ka ndarë një shumë. Ai ju ka nënshtruar një operacioni dhe duhen edhe mjete tjera për arsye se ato nuk kanë qenë të mjaftueshme. Për këtë arsye ne tani e kemi marrë kërkesën, meqenëse është fjala për një deputet, që ta japim edhe kontributin tonë si Qeveri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme