Dy vëllezër shqiptarë, me origjinë nga Kosova, humbën jetën në Gjermani pasi u shtypën nga treni. Ngjarja ka tronditur opinionin publik
Nga Kerl Keim, BILD
Ata ishin vonë dhe donin të kalonin pëmes shinave për të kapur trenin. Tani vëllezërit Hasan (17 vjeç) dhe Blerian (13 vjeç) kanë vdekur.
Të dy vdiqën duke tentuar të kapin trenin për në Landshut, që kishte mbërritur në stacion.
Vëllezërit kaluan një barrierë të mbyllur dhe më pas u futën në shina. Një tren rajonal që po shkonte drejt Mynihut i mori përpara Blerianin dhe Hasanin.
Nxënësit e panë dramën
‘Drejtuesi i trenit donte të aktivizonte frenat e emergjencës, por ishte shumë vonë,’ tha një zëdhënës i policisë.
Shumë dëshmitarë, mes tyre fëmijë shkollash, e panë aksidentin fatal dhe tani janë vendosur nën kujdesin e psikologëve.
“Motra ime është e shkatërruar, ajo nuk reagon fare,” tha daja e fëmijëve për gazetën BILD.