ISHP kërkon që mbrojtja e punëtorëve nga temperaturat e larta të bëhet ligjërisht e detyrueshme

Gazetar: Avni Tahiri

Rekomandimet aktuale për mbrojtjen e punëtorëve që punojnë në ambiente të hapura sidomos në këto temperatura të larta, nuk janë të mjaftueshme nëse mbeten vetëm në nivel këshillues, vlerëson drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska. Sipas saj, masat që Instituti i Shëndetit Publik rekomandon, duhet të përfshihen në një kornizë ligjore, të monitorohen nga institucionet kompetente dhe trajnimet për sigurinë në punë të bëhen të detyrueshme, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe të interesit publik.

“Ndoshta duhet të mendohet për një rregullim ligjor, një rregullore ose diçka të ngjashme, që të gjitha këto rekomandime që kanë të bëjnë me sigurinë e punëtorëve që punojnë në ambiente të hapura, si dhe masat që duhet të ndërmarrin punëdhënësit e tyre, të jenë të përcaktuara me shkrim. Gjithashtu, zbatimi i tyre duhet të kontrollohet nga një institucion kompetent, madje edhe këto trajnime dhe rekomandime për të cilat po flasim tani të bëhen të detyrueshme gjatë kryerjes së punëve, siç janë aktivitetet ndërtimore, me qëllim ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen e atyre që punojnë”, tha Marija Andonovska – Drejtoreshe e ISHP-së.

Sipas Andonovskës, statistikat tregojnë se nëse zbatohen këshillat që Instituti i Shëndetit Publik i rekomandon në lidhje me punëtorët e ekspozuar në diell, gratë shtatzëna, dhe ata me probleme shëndetësore, do të tejkalohet rreziku për këto kategori.

“Atë që në këshilla më së shpeshti u themi punëdhënësve, sidomos kategorisë që janë të ekspozuar në ambiente të hapura, është që të kenë kujdes me kushtet e punës, veshje përkatëse mbrojtëse, të ketë në afërsi ndonjë ambient ku punëtorët do të mund të pauzojnë, të jenë të kondicionuara, dhe të organizojnë orarin e punës në mënyrë që të mbrojnë punëtorët”; tha Marija Andonovska – Drejtoreshe e ISHP-së.

Edhe pse rekomandimet mbeten vetëm në aspekt këshillues nga Instituti i Shëndetit Publik, temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend kanë ngritur shqetësime për mbrojtjen e punëtorëve që punojnë në ambiente të hapura. Me vendin ende në fazën e verdhë, por me temperatura që i afrohen pragut të fazës portokalli, kompanitë, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, do të duhet të ndjekin këshillat që instituti ofron dhe të respektojnë rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve nga i nxehti ekstrem./Alsat.mk

The post ISHP kërkon që mbrojtja e punëtorëve nga temperaturat e larta të bëhet ligjërisht e detyrueshme appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme