Në ndeshjen miqësore ndërmjet Manchester Unitedit dhe Athletic Bilbaos, Harry Maguire pati një tjetër moment për t’u harruar.
Qendërmbrojtësi anglez e humbi topin jo shumë larg zonës dhe kjo bëri që Nico Williams të shënonte për ekipin spanjoll.
Trajneri i Djajve të Kuq ka pranuar se skuadra e tij pranoi një gol ‘pa lidhje’ në ndeshjen e fundit përgatitore para fillimit të sezonit të ri.
“Mendoj se fillimi i ndeshjes ishte shumë i mirë dhe ne është dashur ta shënonim një gol, sepse Jadon Sancho pati një rast të shkëlqyer”.
“Patëm disa momente të mira dhe pastaj ishte budallallëk si pranuam gol, por – siç kam thënë – kishim një rezultat dhe u rikthyem, prandaj ishte një vikend i mirë për ne”, është shprehur trajneri.
Ishte pikërisht Maguire ai që asistoi në golin e barazimit, sidoqoftë gabimet e njëpasnjëshme të tij kanë bërë që Unitedi të përpiqet maksimalisht për ta larguar këtë verë.