Ishte dëbuar për 10 vite nga Italia, shqiptari i dënuar për trafik droge rikthehet fshehurazi nga Kroacia! 32-vjeçari riarrestohet dhe burgoset

Ishte dëbuar nga Italia për 10 vite pas dënimit që kishte vuajtur për trafik droge, shqiptari kthehet ilegalisht dhe riarrestohet.


Aksioni u krye në zonën e Perugia, në zonën e Santa Maria degli Angeli, gjatë një kontrolli të policisë së Asizi. Postblloku i ngritur në qytetin Seraphic rezultoi i suksesshëm teksa u ushtrua kontroll në një veturë me 3 persona në bord.

Shqiptari 32-vjeçar dorëzoi një pasaportë të lëshuar nga autoritetet e vendit tonë dhe që mbante vulën e hyrjes në Itali rreth 10 ditë më parë nga kufiri tokësor kroat.

Ai kishte qenë i skeduar për krime të shumta në vendin fqinj, ku më i fundit ishte trafikimi i drogës në kuadër të një grupi kriminal. Verifikimet e thelluara nga oficerët zbuluan të shkuarën e shqiptarit dhe vendimin e gjykatës. 32-vjeçari ishte dëbuar nga Italia pesë vjet më parë, me një ndalim absolut të kthimit deri në vitin 2030.

Ai ishte arrestuar në Perugia si pjesë e një hetimi, së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë, për trafik narkotikësh si kokaina. Pas një pjese të dënimit u lirua më vonë nga burgu dhe u dëbua nga territori italian, me pjesën e mbetur të dënimit me burg të pezulluar, informon media italiane.

32-vjeçari, me sa duket duke pasur për qëllim t’i shmangej kontrolleve, u kthye në Itali në shkelje të ligjit, por u riarrestua dhe u burgos në burgun e Perugia-Capane. Pas masës së sigurisë u vendos që ai  të qëndrojë në shtëpinë e një të afërmi, deri në rezultatin e seancës së gjykimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme