Ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët, i moshuari gjendet i pajetë në lumin Devoll

Pas më shumë se një jave kërkimesh intensive, është gjetur i pajetë 70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor.


Trupi i të moshuarit u lokalizua këtë të mërkurë në lumin Devoll, në segmentin mes fshatrave Tren dhe Bitinckë.

Familjarët kishin bërë apel në media për ndihmë gjatë përpjekjeve për gjetjen e tij, por fatkeqësisht kërkimet përfunduan me këtë ngjarje të rëndë.

Sipas burimeve të policisë, po hetohet në dy pista kryesore, ajo e vetëvrasjes dhe pista e një aksidenti të mundshëm që mund ta ketë çuar në rënien në lumë.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa hetimet vijojnë.

WhatsApp Image 2025-07-09 at 12.03.38

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme