“Ishte djalë i mrekullueshëm dhe i edukuar”, flet fqinji i 41-vjeçarit të vrarë Fier: Jetonte me familjen këtu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier, ku u vra me armë zjarri 41-vjeçari, Elton Javori.


Në një prononcim për mediat, fqinji i tij është shprehur se ai ka qenë një djalë i mrekullueshëm, shumë i dashur dhe i respektuar.

Ai po ashtu tregon se 41-vjeçari jetonte me familjen e tij, ndërsa vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani.

Unë jam rritur me të dhe farefisin e tyre. Ky djalë ka qenë i mrekullueshëm, familje e mrekullueshme, se nga i erdhi kjo nuk e di.

Sa u futa të pija kafe, dolëm vrap. Ai jetonte me familjen, vëllezërit i ka në Gjermani” shprehet fqinji.

Policia ka mundur të identifikojë autorit dhe po punon për kapjen e tij.

Sipas burimeve nga policia, autori është larguar me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë blu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme