Një shtetas iranian është arrestuar ditën e sotme në hyrje të RSH-së në Kakavijë, me qëllim ekstradimin e tij në Irani.
Në pranga është vënë Mehran Kamolpour, 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.
Ai akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vite burgim.
Sakaq, Interpol Tirana dhe homologët e aj në Teheran po bashkëpunojnë për ekstradimin e 52 vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Kakavijë/Kapet në hyrje të RSH-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas iranian që ishte në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.
Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Gjirokastër arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Iranit, shtetasin M. K., të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi.