Gjykata e Vlorës ka liruar këtë të martë nga qelia efektivin e “Delta Force”, Lisjan Myrtaj, i cili pesë ditë më parë u përfshi në një konflikt me armë në qytetin bregdetar me Juxhin Todin.
Për Myrtajn, Gjykata e Vlorës ka caktuar “Detyrim paraqitje”. Akuza që rëndon mbi të është cilësuar si vetëmbrojtje atë e ka ndihmuar fakti që nuk ka qëlluar për të vrarë njeri. Ndërkohe, hetimet vijojnë.
Lisian Myrtaj u përplas me armë zjarri me Juxhin Todi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar si pasojë e ngjarjes.
Ndërkohë, përdorimi i armës së zjarrit për vetëmbrojtje është një nga pistat e hetimeve, çka ka bërë që Gjykata të vendosë detyrim paraqitje.
Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar që ai ka qëlluar një herë edhe personit tjetër të përfshirë në ngjarje, Juxhin Todit, i është bllokuar arma.
Sipas hetimeve, polici ka qëlluar pasi ka tentuar vetëmbrojtjen dhe ka njoftuar policinë. Gjithashtu, raportohet se ai ka qëlluar disa herë për ta trembur dhe jo për të vrarë.
Dinamika e ngjarjes 5 ditë më parë
Më 29 prill, në lagjen “10 Korriku” janë dëgjuar të shtëna me armë. Sipas bluve të Vlorës, ne konflikt janë përfshirë dy persona tashme te identifikuar nga policia lokale.
Nga dyshimet paraprake, Juxhin Todi alias Aliaj, i shoqëruar nga e dashura e tij ka dale nga banesa teksa në hyrje te pallatit nje person i identifikuar tashmë si Lisjan Myrtaj ( polic i delta force) ka shtënë ne drejtim të të rinjve të cilët kanë tentuar të largohen me automjetin tip mercedes benz ml AA858 FY.
Automjeti ka plumba në pjesën e pasme te tij dhë nje plumb në drejtim te pasagjerit ne xhamin e përparmë.
Nga vendngjarja janë larguar te dy personat e përshirë në ngjarje. Ndërsa policia ka shoqëruar për në banesë vajzën që shoqëronte Juxhin Aliaj. Pas ndjekjes policore, blutë e Vlorës kanë shoqëruar Lisjan Myrtaj, i cili pretendoi se ka shtënë për vetëmbrojtje.
“Më nxori armën, kishte parkuar në një cep pallati për t’iu fshehur kamerave”
Pas shoqërimit në polici, Myrtaj deklaroi para hetuesve se 24-vjeçari Aliraj e kishte parkuar automjetin në një cep pallati për t’iu fshehur kamerave dhe se ia nxori pistoletën në momentin që iu afrua.
Gjithashtu, ai theksoi se qëlloi drejt pjesës së poshtme për të mos e vrarë 24-vjeçarin dhe pas të shtënave, priti kolegët e Policisë së Shtetit, në mënyrë që ata t’ia merrnin dëshminë në lidhje me ngjarjen.
“Më tha, hajde pak tek makina dhe më nxori armën. Makina ishte parkuar në një cep pallati për t’iu fshehur kamerave. Kur u afrova, më nxori pistoletën që e mbushi dhe filloi të më shajë. Në momentin që pistoleta u shkrep, u bllokua apo shkrehu nuk kuptova mirë, nxora armën për vetëmbrojtje. Qëllova nga pjesa e poshtme, brenda rregullave si uniformë policie. Juxhini po tentonte të qëllonte kur po largohej me vrap, qëllova dhe unë disa herë. Nuk u largova nga vendi i ngjarjes, prita patrullat e policisë që të më merrnin dëshminë. Ju shpjegova ngjarjen dhe rrugën nga u largua Juxhin”, ka deklaruar më herët efektivi.
Hetimet, shoqërimi i Myrtajt
Efektivi i Delta Forcë Myrtaj është vënë në pranga nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA). Myrtaj tha në dëshminë e tij se me 24 vjeçarin Aliraj (djali i kryeplakut të Kaninës) kishin mbyllur problemet që kishte pasur më herët.
Mësohet edhe se grupi hetimor gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja të pistoletës së policit. Pas të shtënave me armë 24 vjeçari Juxhin Aliraj u largua nga vendngjarja duke lënë në makinën e tij vajzën që e shoqëronte. Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim Juxhin Todin, që kishte ndërruar mbiemrin nga Aliraj në Todi.
Në vendngjarje janë gjetur edhe një gëzhojë e plasur dhe disa të tjera të paplasura, që i përkasin një arme tjetër dhe që dyshohet se i përkiste Juxhino Todi Aliaj, i cili është ende në kërkim.
Ngjarja për motive të dobëta
Fillimisht, dyshohej se ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe se në konflikt dyshohet se janë përfshirë tre persona. Dy autorë dhe personi ndaj të cilit është qëlluar.
Dyshohej edhe se shënjestër e atentatit ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës, citojnë burimet nga policia. Juxhino Todi ishte personi ndaj të cilit është qëlluar.
Sherri për një vajzë, shkaku i shkrepjes së armës
Më pas, u raportua se konflikti pati ndodhur për shkak të një vajze. Ndërsa sipas Myrtaj konflikti ka ardhur nga një debat me 24-vjeçarin disa ditë më parë ndërsa sipas tij dje ai e ka ndjekur me makinë deri afër banesës, i ka drejtuar armën dhe më pas e ka ofenduar.
Myrtaj ka deklaruar se 24-vjeçari ka qëlluar dy herë me armë zjarri dhe kjo sipas tij ka bërë që të reagojë për vetëmbrojtje duke qëlluar drejt makinës së tij.
Më pas ai ka thënë se ka telefonuar sallën operative për të kërkuar ndihmë dhe ka pritur kolegët e tij duke mos lëvizur nga vendi i ngjarjes, ndërsa Aliaj është arratisur me makinën e tij tip “ML”.
Motivi i debatit sipas burimeve ka qenë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën më parë. Por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Makina e përdorur nga Juxhin Todi, në pronësi të kryeplakut të Kaninës Astrit Aliraj
Burimet konfirmojnë se makina tip “Mercedes Benz ML” është në pronësi të kryeplakut të fshatit Kaninë, Astrit Aliraj, por po përdoreh nga djali i këtij të fundit kur ndodhi ngjarja.
Aliaj, makinën ia kishte lënë në përdorim të birit Juxhin Todi 24 vjeç (mbiemer i ndëruar) ndërkohë që një person (me xhup të zi) e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24 vjecari ka ndaluar, ka shtënë disa herë në drejtim te makines tip ML.
Për fat të mirë, 24 vjeçari ka mundur tu shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.
Ndërkohë, që policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24 vjecarit Juxhin Todi Aliraj.
Nga sa mësohet në momentin e sherrit janë shkrepur armët, por ende nuk është e qartë nëse armën e ka pasur vetëm efektivi i policisë apo edhe djali i kryeplakut. Kjo mbetet për t’u verifikuar gjatë hetimit të plotë të ngjarjes.
Çfarë tha policia në lidhje me ngjarjen
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shtetasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSh




