Ishte president i Shqipërisë‼️

E nxorën zvarrë nga makina?! Si të ishte kryebandit, vendndodhjen e të cilit mezi e kishte zbuluar policia, e jo ish President i shtetit, i cili me asgjë nuk la të kuptohet se do ikte nga vendi apo do e shmangte përballjen me drejtësinë.
E Ilir Meta i sotëm, me asgjë nuk është më i ndryshëm nga ai i ditës kur u zgjodh President dhe kur Piktori e lëvdonte si më të mirin që kurdo qoftë e ka pasur Shqipëria. Përpos që asokohe Piktori shpresonte se do e kishte nën kontroll dhe se nuk do bëhej ky që është sot: armik i tij politik i cili me asgjë nuk mund të shantazhohet.
Tani të gjithë pyesin se kujt i nevojitej një spektakël i tillë që u ka hije vetëm shteteve që nuk janë shtete por vëllazëri bandash? Pra thuajse të gjithë shtiren se nuk e dinë se ky demonstrim force primitive ndodh vetëm në vende ku policia e mbron pushtetin e jo shtetin dhe ku duhet të shihet qartë se Shqipëria ka pasur mbret e diktator, por kurrë jo atë që ka sot: pronarin e vet – Piktorin!
Dhe duke qenë e tillë, çdo gjë në të, që nga Gjykata Kushtetuese e deri te SPAK-u, e kanë për obligim ta mbrojnë atë nga gjithë ata që mund ta rrezikojnë pronarin e saj – Piktorin. Si dhe të mos lejojnë që kushdoqoftë ta rrezikojë ‘aleancën e qelbësirave’ me përfaqësuesin e saj më të denjë: drejtuesin e shkollës së hajdutëve – Kryetarin e Bashkisë së Tiranës!
Po pra, me këtë spektakël policorë Piktori ua ripërsëriti kundërshtarëve të vet politik porosinë të cilën vite me radhë ata assesi ta kuptojnë: se jo vetëm Shqipërinë, por edhe shqiptarët në të ai i konsideron si pengje në duart e hajdutëve të ‘Rilindjes’.
Sot pra e arrestuan ish presidentin e Shqipërisë. Edhe atë në mes të rrugës, duke e nxjerrë zvarrë nga makina, ashtu siç nuk do veprohej as me ndonjë kryemafioz të kërkuar me vite. Por siç mund të veprojë vetëm policia e Piktorit, të cilit askush nuk i ka treguar se ai që në luftën për t’i mënjanuar kundërshtarët e vet politik e përdorë shpatën, ka vetëm një përparësi: paraprakisht e sheh vendin ku një ditë do rrokulliset edhe koka e tij! (Kim Mehmeti )

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme