ishte vezë në duar, ja momenti kur policë civilë kapin protestuesin. E shtrijnë përtokë dhe…

Dalin pamje të reja nga momenti i shoqërimit të një prej protestuesve që ishte vendosur në Bulevard, teksa paralelisht mbahet seancë plenare dhe protestë para Kuvendit.

Në pamjet e publikuara duket ndërhyrja e efektivëve të policisë të veshur civilë, të cilët kanë kapur dhe më pas e kanë shtrirë në tokë protestuesin. “Kisha blerë vezë”, dëgjohet teksa thotë Jurgen Malka.

Ngjarja është regjistruar gjatë protestës së sotme, e cila po zhvillohet në disa pika të qendrës së Tiranës, ndërsa jashtë Kuvendit vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.

 

 

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të shoqërimit dhe arsyeja zyrtare e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesit.

The post ishte vezë në duar, ja momenti kur policë civilë kapin protestuesin. E shtrijnë përtokë dhe… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme