Ismaili: Vitin tjetër nis ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, komuna ta gjejë lokacionin

Me Ligjin për kryeqytetin parashihet ndërtimi i Spitalit të Prishtinës. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ndërtimi i këtij spitali do të fillojë në vitin 2019.
“Planifikimin strategjik do ta bëjmë gjatë këtij gjashtëmujori, ndërsa sa i përket ndërtimit me siguri ajo do të vijë pas saj, që do të jetë për vitin e ardhshëm”, ka thënë Ismaili për Ekonomia Online.

Ai ka thënë që së pari të bëhet studimi i fizibilitetit për nevojat reale të qytetarëve, dhe se spitali të jetë funksional dhe i kompletuar edhe me staf adekuat.

Ai ka shtuar se kjo duhet të bëhet që ndërtimi të mos zvarritet si në të kaluarën.
Për këto çështje ministri Ismaili ka diskutuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ditë më parë.

“… së pari të bëhet një studim i fizibilitetit dhe të dihet çfarë shërbime do të ketë në atë spital, sa do të jetë ai spital i madh, për çfarë pajisje ka nevojë, sa mjekë e infermierë do të jenë”.

“Pra, të kemi një plan strategjik e të mos futemi në një projekt i cili pastaj zvarritet ose mbetet për kohë të gjatë”, ka thënë Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë përsipër planifikimin dhe dizajnimin e projektit, ndërsa komuna do të angazhohet fillimisht për ta gjetur lokacionin e përshtatshëm për ndërtim.

“Unë si ministër i Shëndetësisë do të merrem me planifikimin, dizajnin dhe të gjitha konceptet që vijnë, ndërsa komuna fillimisht do të gjejnë lokacionin”.
“Si planifikimin ashtu edhe lokacionin do ta bëjmë bashkërisht, natyrisht dhamë edhe përgjegjësi të ndara”, ka deklaruar Ismaili për EO.

Kurse në komunën e Prishtinës kanë deklaruar se mirëpresin bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë për spitalin e Prishtinës dhe se pritet që të krijohen grupet punuese, në mënyrë që puna të mos vonohet.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme