Manifestimi i mbajtur për nder të përvjetorit të 18-të të betejës së Koshares, ka mbledhur shumë zyrtarë të institucioneve të Kosovës, qytetarë e familjarë të shumtë.
Por, numri i madh i veturave që ishin nisur në drejtim të Koshares bëri që kjo rrugë të bllokohet.
Pas përfundimit të manifestimit rruga ishte e pakaluar, duke bërë kështu që edhe krerët e shtetit të Kosovës, si presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, por edhe ministra të tjerë të ecin në këmbë deri tek veturat e tyre.
Kjo situatë ka shkaktuar reagimin e një qytetari pjesëmarrës, i cili fajëson veturat zyrtare për bllokimin e rrugëve, raporton KP.
Aspak miqësor ndaj këtij reagimi nuk është treguar shefi i GP të LDK-së Ismet Beqiri.
“A ty dojna me të vetë klloshar”, tha ai.