Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që më 17 dhjetor qyteti i Istogut të shkojë në rivotim.
Ky vendim është marrë nga anëtarët e KQZ-së, raporton lajmi.net
Gjykata Supreme dje gjatë ditës kishte vlerësuar si të pabazuara ankesat e AAK-së dhe LDK-së duke vendosur që në Istog të ketë rivotim.
Fushata për këtë garë do të zgjas nga 11 deri më 15 dhjetor.
Në garë janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së. /Lajmi.net/