Itali, sekuestrohet drogë me vlerë 1 milion euro. Në pranga 2 shqiptarë

Shpërndarësit shqiptar të drogës tentojnë t’i arratisen policisë italiane nga çatia e shtëpive në lagjen ‘Borghesiana’, të Romës por arrestohen pas një aksioni të organizuar.

Pistoleta e sekuestruar

Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar dy shqiptarë përkatësisht 22 dhe 23 vjeç, të akuzuar për trafikim të drogës dhe posedim të armëve në mënyrë të paligjshme.

Marijuana e gjetur në apartament

Në këtë aksion policia ka sekuestruar 240 kg marijuanë, 50 gram kokainë dhe 20 mijë euro kesh. Kur policia italiane bastisi apartamentin e dy shqiptarëve, trafikantët hipën në papafingo dhe u përpoqën që të shpëtonin duke u larguar nga çatia.

Apartamenti i mbushur me drogë
Apartamenti i mbushur me drogë

Gjithashtu ata kishin marrë me vete edhe çelësat e depozitës në të cilën kishin fshehur drogën. Të arrestuarit i hodhën çelësat në një pishinë, por që u gjetën nga policia.

Policia i ka ndjekur shqiptarët edhe mbi çati dhe arriti që t’i bllokonte. Në sajë të llogarive që ka bërë policia, vlera e drogës në treg shkonte rreth 1 milion euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme