Itali, shqiptari dhe rumuni përgjakin festën e beqarisë

Një shqiptar dhe një rumun në Treviso të Italisë, janë vënë në pranga mbrëmjen e kësaj të diele, pasi sulmuan një grup djemsh moldavë, të cilët po festonin një festë beqarie.

Si pasojë e konfliktit, një i ri moldav, Igor Ojovanu mbeti i vdekur, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën.

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 23.00 të mbrëmjes së djeshme, ku grupi i djemve, kishin ndaluar për të biseduar para shtëpisë së dhëndrit të ardhshëm pas festës.

Por në këto momente një shqiptar dhe një rumun të bezdisur nga zhurma zbritën poshtë me thika në duar dhe nisën të godasin të rinjtë. Pas kësaj ata u arratisën me një makinë, për tu kapur pak më vonë nga policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme