Italia zgjat uljen e taksave që qytetarët të përballojnë krizën e çmimeve të naftës. Po Shqipëria ç’do të bëjë?

Deri më 8 korrik do t’i mbajë të ulura taksat mbi karburantin Italia për të ndihmuar qytetarët e saj to mos e ndjejnë shumë krizën e rritjes së çmimeve që ka kapluar globin si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.


Qeveria italiane mori vendimin për të zbatuar këtë masë nga marsi në maj. Ulja e taksave ka ndikuar në uljen e çmimit të për konsumatorët për gati 30 centë për litër, e shoqëruar me ulje edhe për çmimin e gazit metan.

Shqipëria nuk duket se ka ndërmend të ndihmojë qytetarët e saj duke ulur taksat mbi karburantin! Këtë gjë e ka bërë të qartë kryeministri Edi Rama, i cili edhe në ditët e protestave masive kundër rritjes së çmimit të naftës nuk “u thye”.

Në vend që të ndërmerrte veprime konkrete për uljen e çmimeve, ai krijoi “Paketën e Rezistencës Sociale”, e cila sipas tij suposozhet të ndihmojë shqiptarët të përballojnë krizën.

“Qeveritë e tjera kanë rritur çmimin”

Albanian Daily News

Më 12 mars të këtij viti, kryemistri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të hiqet taksa e naftës sepse as çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë. Ai madje pretendoi se “qeveritë e tjera kanë rritur çmimin”.

Në komunikimin live me qytetarët Rama u shpreh se në asnjë vend të botës nuk po ndodhte ajo që ka ndodhur gjatë asaj periudhe në rrugët e Shqipërisë me faturat masive, duke përmendur edhe rastin e Parisit.

“Tani këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër të paktën jo në këtë kontinent ku jetojnë tjetër. Qeveritë e tjera kanë rritur çmimin. As nuk na e priste mendja që do vinte lufta. Ja ku po i qëndrojmë zotimit dhe duam të qëndrojmë me të gjitha fuqitë. Me sa kuptoj jo të gjithë e dinë këtë. Në këtë çmim të çmendur i bie të derdhim deri në fund të vitit 650 mln euro për familjet dhe bizneset e vogla.

Kjo do të thotë se deri në fund të vitit qeveria duhet të derdhë 295 mln euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real. Sepse këto para dikush do i paguajë. Ose do i paguani ju. Ose do i paguajë qeveria. Dhe këtu bëhet fjalë për një shumë astronomike. Mjafton të shohësh sipërfaqësisht buxhetin e shtetit dhe të kuptosh. Merreni sot faturën e energjisë dhe shumëzojeni me tre ose katër për të kuptuar se kjo qeveri është e kundërta e atyre që shajnë dhe protestojnë me dritën e iphonëve.

As vetë jelekët e verdhë nuk po dalin që të djegin Parisin. Ajo rritje çmimi përmes një takes të veçantë që kërkonte të vinte president i Francës. Nuk dalin sepse ta shkarravisësh sot Shqipërisë në sy të të gjithë botën duhet të mos kesh as moral dhe arsye njerëzor5e në raport me kombin dhe shtetin tënd. Taksat e naftës nuk do hiqen sepse as kosto e energjisë nuk do rritet”, tha Rama.

“Kemi miratuar paketën e rezistencës sociale”

Rama deklaroi se në paketën e rezistencës sociale kanë vendosur ta japin 30 mijë lekë të vjetra në muaj për disa kategori të caktuar për të kompensuar rritjen e produkteve të shportës.

“Sot kemi miratuar paketën e rezistencës sociale dhe për të kompensuar goditjen e çmimeve të shportës. Paketa e rezistencës sociale ka 7 pika. Ne do të derdhim menjëherë 3.6 mld lekë për të indeksuar pensionet. Kjo do reflektohet në pensionin e radhës. Për 434 mijë përfitues qytetarë të këtij vendi ne do kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës.

30 mijë lekë të vjetra për tre muaj rresht për pensionistët që marrin më pak se paga minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm. Dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Për tre muaj do të marrin 90 mijë lekë në total. Këta janë ata që duhet të flasin”, deklaroi kryeministri.

“Paketa e rezistencës sociale mbron pensionistët dhe grupet e tjera të prekur nga rritja e çmimeve”

Më 14 mars, Rama deklaroi se paketa e rezistencës sociale mbron pensionistët dhe grupet e tjera të prekur nga rritja e çmimeve.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj theksonte se Paketa e Rezistencës Sociale ka ridimensionuar buxhetin e shtetit, pasi qeveria ka zgjedhur që në këtë periudhë të vështirë në të cilën ndodhet shqiptarët, të mbrojë kategoritë më të ekspozuara nga pasoja e rritjes së çmimeve.

Albanian Daily News

“Ka njerëz që e kanë protestën profesion. Ne mbështesim ata që kanë dalë për një të drejtë. Do ju prezantoj masat që kemi marrë. Ne kemi mbështetur energjinë dhe ushqimin. Ne do të indeksojmë pensionet me 3.3%, sipas ligjit ajo bëhet me mesataren e vitit të kaluar, por ajo ishte 2,4%. Ne vendosëm të marrim mesataren e shkurtit, është 1 miliardë lekë më shumë. Do të mbështesim rreth 570 mijë persona me 3 mijë lekë të reja në muaj për 3 muaj. Kemi disa kategori të veçanta që do të mbështesim, me aq sa e kemi mundësinë.

Ne do të mbështesim personat me pension invaliditetit, pensionet familjare, pensionistët që marrin më pak se paga minimale, që është edhe numri më i madh, të gjithë pensionistët e vetmuar. Do të mbështesim të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, persona t me aftësi të kufizuara, të verbëritë dhe kategorinë e paraplegjikë, tetraplegjikë. Do të mbështesim edhe të gjithë fermerët, sepse ajo kategori që preket më shumë janë pikërisht fermerët, 1,45 miliardë lekë. Do të mbështesim transportin publik, do të ruajmë çmimin e biletës, që kriza mos të na japë efekt në buxhetin familjar.  Nga prilli paga minimale rritet me 2 mijë lekë. Kjo është një paketë e cila e ridimensionoj komplet buxhetin, kemi prerë shpenzime”, tha ajo në të njëjtën ditë.

“Paketa e rezistencës sociale mbështet 576 mijë qytetarë”

Dhjetë ditë më pas, më 24 mars, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi gjatë mocionit me debat në parlament për rritjen e çmimeve, se paketa e rezistencës sociale mbron qytetarët shqiptarë nga situata e çmimeve në treg.

Manastirliu solli në vëmendje masat e marra nga qeveria, duke theksuar se paketa e rezistencës sociale mbështet 576 mijë qytetarë, ku përfshihen pensionistët, tetraplegjikët, paraplegjikët, personat me aftësi të kufizuar, si dhe të gjitha kategoritë në nevojë.

“Paketa e rezistencës sociale mbështet 576 mijë qytetarë të këtij vendi. Të cilët për tre muajt e ardhshëm do të kompensohen për rritjen e çmimeve të shportës si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Qeveria ka vendosur që për 3 muajt e ardhshëm të ofrojë një paketë ndihme prej 30 mijë lekë në muaj si mbështetje për rritjen e çmimeve të shportës për 202 mijë pensionistët që përfitojnë më pak se paga minimale, 43 mijë pensionistët që jetojnë vetëm, 66 mijë persona që përfitojnë pensione invaliditeti, mbi 52 mijë persona me aftësi të kufizuar, mbi 6100 individë paraplegjik dhe tetraplegjjik dhe mbi 12 mijë të verbër si dhe 64 mijë familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike. Po kështu qeveria ka vendosur të indeksojë pensionet në masën 33 milionë dollarë. Është ngritur bordi i transparencës së çmimeve për të mos lejuar në çdo hallkë të zinxhirit nga prodhimi te tregtimi kosto abuzive që rëndojnë xhepat e qytetarëve. Të nderuar kolegë në një situatë jo të lehtë si kjo që po kalojmë, e diktuar prej një konflikti që po ndodh jo shumë larg prej nesh, qeveria po mbron qytetarët në nevojë. Paketa e rezistencës sociale ofron mbështetje për energjinë elektrike me një paketë prej 28 miliardë lekësh, për të siguruar financimin e nevojshëm për të mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë. Po subvencionojmë 5 milionë dollarë kosto për diferencën e çmimit të biletës për transportin publik, duke garantuar që asnjë udhëtarë të preket nga ndryshimi i çmimit të biletës. Me buxhetin e viti 2022 ne kemi rritur me 1.5 miliardë lekë buxhetin e programit të ndihmës ekonomike”, tha Manastirliu në atë kohë.

Opozita sulmon “Rezistencën”, Berisha: Paketa e qeverisë është cinizëm

Albanian Daily News

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar paketën e rezistencës sociale të qeverisë, si një ndihmë cinike ndaj qytetarëve.

Gjatë një interviste, Berisha tha se nëse do të ishte kryeministër, do të hiqete TVSH-në për energjinë, në mënyrë që ajo të ndikonte në uljen e çmimit.

“E kam parë si reagimin më të ligjshëm ndaj një spekulimi të pashembullt, pasojë e mungesës së shtetit ligjor. Hijet e luftës kanë pasur ndikim në çmime, por në asnjë vend nuk ka patur protesta për faktin e vetëm se çdo qeveri e kujdesshme ka qenë mburojë për qytetarët. Në Shqipëri çmimet njohën rritje si në asnjë vend tjetër të Europës, çmimi i naftës tejkaloi nivelet. Qeveria bëhet zëdhënës i kompanive duke paralajmëruar rritje çmimesh. Paketa e qeverisë është cinizëm.

Të gjitha vendet po japin ndihma ndaj qytetarëve me paketet e tyre. Shteti për këtë është, të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët. Me 30 mijë lekë të vjetëra nuk ndërhyn asgjë.  Unë do të hiqja TVSH-në për energjinë. Protesta ka dridhur themelet e narkoshtetit. Ka çorganizuar narkoshtetin dhe strukturat e tij. Çdo protestë ka ngritjet dhe uljet e saj. Dhe këto nuk janë dekurajuese. Ishte guximtar vendimi për të sakrifikuar ata djem dhe vajza për të qëndruar përpara Kryeministrisë. Nuk e bëjnë për veten, por për një popull”, tha Berisha.

As protestat masive disaditore anekënd Shqipërisë nuk “bindën” qeverinë të ulë çmimet

Mbyllet dita e 4-të e protestës/ Qeveria uli çmimin e naftës nga 223 lekë në 217 lekë/l - Top Channel

Raunde të shumta protestash masive u zhvilluan për ditë me radhë nëpër qytetet të ndryshme të vendit, ku spikatën ato të Tiranës. Me qindra persona u mblodhën për disa ditë poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, por ato hasën në kokëfortësinë e kreut të qeverisë.

Kryeministri shkoi deri në atë pikë, sa t’i quante protestat kombëtare “turp” dhe se “protesta që kanë degraduar në një formë apo tjetër por protestë më të turpshme se sa kjo as nuk ka pasur as nuk ka se si të ketë”.

Po më 14 mars, Rama zhvilloi një bashkëbisedim live me qytetarët në rrjetin e tij social Facebook, duke thënë se në këto kushte, dëgjimi i njëri-tjetrit është domosdoshmëri.

“Besoj që dëgjimi i njëri tjetrin është domosdomshmëri gjithnjë sidomos në kushtet e një situate si kjo si të mos mjaftonte taksirati i pasojave të një lufte që është paraqitur në Shqipëri e kudo tjetër në formën e çmimeve të rritura befasisht, na duhet të komunikojmë edhe sepse këtu tek ne si në asnjë vend tjetër të NATO-s, në asnjë vend tjetër të Evropës e botës demokratike që po përjeton ekzaktëisht të njëjtat shenja shqetësuese në faturart e çmimeve të kemi të bëjmë me një gërdi turpi. Ka pasur protesta lloj lloj, dhe protesta që kanë degraduar në një formë apo tjetër por protestë më të turpshme se sa kjo as nuk ka ;pasur as nuk ka se si të ketë”, tha Rama në atë kohë.

Krijohet Bordi i Transparencës për caktimin e çmimeve të karburantit

Më 11 mars, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me furnizuesit e naftës për rritjen e çmimeve, të cilët i njoftoi se qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit me karburant.

Kreu i qeverisë tha se brenda 24 orësh do të kalonte një akt normativ  me fuqinë e ligjit dhe për të administruar furnizimin do të ngrihej një Bord Kombëtar i Furnizimit me Karburant. Pjesë e këtij Bordi do të ishin përfaqësues  të qeverisë dhe 5 përfaqësues të furnitorëve me karburant.

Rama njoftoi se çmimet do të miratohen nga bordi dhe kush shkel rregullin do të humbasë pikën e karburantit. Kreu i qeverisë bëri thirrje për patriotizëm dhe u shpreh se “kjo nuk është koha për të fituar, por për të rezistuar”. Ndërhyrjen e qeverisë e shihte të domosdoshme, pasi sipas Ramës jemi në kohë lufte dhe “nuk kemi asnjë rrugë tjetër”.

Vendimi i fundit i Bordit të “Transparencës” ishte rritja e çmimit të naftës

Nafta në Shqipëri, më e shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse – Abc News

Më 29 prill është mbledhur për herë të fundit Bordi i Transparencës, ku ka vendosur që  çmimet e naftës dhe benzinës të rriten me 10 lekë për litër, “duke reflektuar shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare”.

Sipas burimeve nga tregu, Bordi i Transparencës vendosi që një litër naftë do të tregtohej me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte më herët, sipas vendimit që ishte marrë në datën 27 prill. Ky ishte niveli më i lartë që nga data 26 mars.

Rritje kishte pësuar edhe benzina, që do të tregtohej me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte. Gazi ishte me dy lekë për litër, në 106 lekë.

Ndërkohë, çmimet e naftës shënuan rritje të fortë në fillim të marsit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që çorientoi burimet e furnizimit kudo në botë.

Nafta në tregun vendas arriti deri në 260 lekë për litër në tregun vendas në javën e dytë të marsit, nga 195 lekë në fund të shkurtit. Me krijimin e Bordit të Transparencës nga qeveria, çmimet po vendosen nga ky bord.

Aktorët e tregut pohojnë se vendosja e çmimeve po e ul fleksibilitetin e operatorëve për të qenë eficientë ndaj lëvizjes së shpejtë të tregjeve, ndërkohë që po detyrohen që të mbajnë humbjet që po vijnë nga fiksimi i çmimeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme