Emisioni Investigativ “TakFak” ka startuar këtë të hënë në News24! Emisioni i drejtuar nga Devis Muka dhe Dorian Ramalliu, i mbështetur nga një grup i madh gazetarësh investigativ ka trajtuar rastin e Simone Del Vechios, i riu 37 vjeçar që u trajtua në klinikën “BrianzaDet”, për kirurgjinë dentare në Shqipëri nga mjeku Luan Mavriqi dhe pësoi 4 atakë kardiake.
Gazetarët e “TakFak”, folën me mjekun Luan Mavriqi, i cili pohoi se mund te behej heqja e 20 dhëmbëve brenda një seance. Por ne rastin e Simeones, tha se ky i fundit kishte bërë dy gabime të rënda.
“Po, pse nuk shkon të pyesësh në QSUT! Në dijeninë tonë se edhe ne jemi bërë kurioz, më kanë dhënë një përgjigje nga spitali, është që zotëria ka bërë diçka që s’duhet ta bënte…Ka shkuar dhe ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka pirë marijuanë” tha mjeku Luan Mavriqi për TakFak.
Ndërkohë që një tjetër eksperte e intervistuar nga “Takfak”, pohohen se edhe në rast se behet dush pas anestezisë, nuk ka ndonjë studim që pohon se mund të ketë pasoja negative.
Biseda me Dr. Enisa Dushaj
Gazetarja e TakFak: A ka efekt bërja e dushit pas anestezisë?
Dr.Enisa Dushaj: Deri tani nuk është se ka dalë ndonjë hipotezë e caktuar, që thotë se duhet bërë dush apo jo.
Gazetarja e TakFak: Por të bërit dush nuk ka lidhje?
Dr.Enisa Dushaj: Jo nuk ka lidhje..
Gazetarja e TakFak: Konsumimi i marijuanës ka efekt anësor, pas anestezisë
Dr.Enisa Dushaj: Ndodh që mund të ketë persona që nuk i zë anestezia….
GJENDJA E 37-VJECARIT
Historia e Simones ka sjellë edhe reagimin e eurodeputeit Michele Picaro, i cili ka kërkuar ndryshimin e ligjit, dhe mbrojtjen e shtetasve të Bashkimit Evropian nga turizmi dentar edhe në vende si Shqipëria. Të cilat nuk aderojnë në vendet e BE…
Ndërkaq nena e Simones mes lotësh rrëfen gjendjen e rëndë të të birit: “Përgjegjësi i repartit tha që Simone nuk mund të rrijë këtu, jemi të detyruar…dhe kishte të drejtë… ani ai është një skelet, i dobët, pa lëkurë, pa muskuj…Ajo që më vjen keq është sepse unë nuk e kujtoj se si ishte djali im më parë… Nuk e kujtoj më djalin tim…. U bënë 8 muaj që djali im ndodhet në shtrat…Dhe vuan.. Nuk po ia dalim dot më, as ne, as ai…”