“Iu bë një rrëmbim në rrugë!” -Arrestimi i Ilir Metës, flet avokati i tij: I vendosur të përballet me procesin! Monika Kryemadhi nën hetim

Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, është shprehur se kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës.


Ai u shpreh se Ilir Meta është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor. Ndërsa theksoi se nën hetim është edhe Monika Kryemadhi, me të cilën presidenti i PL-së është në proces divorci.

Gjokutaj: Ka mbërritur këtu mbas një rrëmbimi që iu është bërë në rrugë, me një sjellje jo ligjore. Ndodhi me një person që ka qenë disa herë në SPAK. Kjo çështje ka 5 vite, ka 5 vite që janë në duart e pakurorëve

Qëndrimi i tij është i qartë, është i vendosur të përballet me procesi. Çdo gjë që është e shkruar në këtë vendim, sepse e ka marrë më përpara, është gati të bëjë mbrojtje.

Nuk e kam lexuar akoma vendimin e gjyqtarit. Janë 3 akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mos deklarim parash.

Monika Kryemadhi është nën hetim?

Gjokutaj:  Patjetër, nuk e di për çfarë akuzohet

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme