Një 45-vjeçar në Zëmblak të Maliqit ka humbur jetën aksidentalisht, mbrëmjen e kësaj të diele.
Mësohet se teksa ka qenë duke pastrua armën e gjahut të llojit çifte, kjo e fundit është shkrepur aksidentalisht duke i marrë jetën 45-vjeçarit.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.