Iva Tiço kurorëzoi me martesë dashurinë me partnerin gjerman, me të cilin bashkëjeton prej vitesh.
Çifti i thanë PO njëri-tjetrit në një ceremoni në kishë, ndërsa festa vazhdoi më pas në një hotel pranë bregdetit.
Nuk munguan të ftuarit VIP, miq të saj.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, vihet re dekori minimalist, me lule natyrale, ndërsa gazetarja kishte zgjedhur një look të pastër me fustanin klasik elegant.
Vazhdimisht, Iva ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë, por asnjëherë nuk kishte zbuluar identitetin e partnerit, duke u treguar e rezervuar edhe në intervistat televizive.
Por dje, krah familjarëve e miqve, ajo prezantoi për herë të parë publikisht personin që i ka rrëmbyer zemrën.