Ivanov dhe Vuçiq kundër Nishanit dhe Thaçit

Presidentët e Maqedonisë dhe Serbisë, Gjorge Ivanov dhe Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar se rasti me agjentin serb, i cili ishte i pranishëm në Kuvendin e Maqedonisë në natën e 27 prillit, është nën kompetencë të shërbimeve të dy vendeve. Ata kanë vlerësuar se “ndonjëherë paraqiten çështje të caktuara, keqkuptime mes dy vendeve, të cilat nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Përkrah kësaj retorike pajtuese, Ivanov dhe Vuçiq kanë hyrë në një debat të ashpër me presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Bujar Nishani dhe Hashim Thaçi. Ivanovi ka thënë se retorika nacionaliste ndikon negativisht në rajon, ndërsa sipas tij, ndërhyrja në punët e brendshme krijon tensionie. Vuçiq më pas ka vlerësuar se Ivanovi ka qenë i arsyeshëm dhe e ka mbështetur.

Vuçiq tha se së bashku me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov shkëmbyen “fjalë të rënda dhe të ashpra me përfaqësuesit shqiptarë” duke aluduar në Hashim Thaçin dhe Bujar Nishanin.

“Ata u përpoqën të thonë se deklaratat e Beogradit, se në rajon nuk është situatë e qetë janë trillime, dhe unë duhet të them se presidenti maqedonas më dha mbështetje të plotë dhe Serbia e Maqedonia i bën një bllok dy shqiptarëve”, tha Vuçiq.

Ivanovi nuk e ka përmendur diskutimin e nxhetë, por ka thënë se mungesa e Bashkimit Evropian krijon kriza në rajon.

Takimi i radhës i Brdo-Brionit do të mbahet vitin e ardhshëm dhe nikoqire do të jetë Maqedonia./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme