Ivanov pajtohet me Vuçiqin: Shqiptarët janë ata që po destabilizojnë rajonin

Sipas informatave të mediave serbe, kryetari i Serbisë dhe i Maqedonisë, Aleksander Vuçiq dhe Gjorgje Ivanov, në mbledhjen e liderëve të Ballkanit në Bërdo, janë dakorduar që rastin për pjesëmarrjen e agjentit serb, Goran Zhivaleviq në të “enjten e përgjakshme”, ta lënë që ta zgjidhin “shërbimet”. Njëkohësisht, ata i kanë sulmuar kryetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, Bujar Nishanin dhe HashimThaçin se promovojnë Shqipëri të Madhe, me çka po rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

 

“B92” shkruan se Vuçiq ka treguar se si së bashku me Ivanovin kanë shkëmbyer fjalë të rënda dhe të ashpra me kryetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Duhet të them se kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në përgjithësi i ka përkrahur të gjitha argumentet të cilat i kam paraqitur dhe ishte shumë i mprehtë, kështu që dikujt i dukej se ne bëjmë bllok, Serbia dhe Maqedonia kundër dy përfaqësueseve shqiptarë, që nuk ishte rasti”, ka thënë Vuçiq.

Sipas kryetarit të Serbisë, i gjithë diskutimi ka qenë i ashpër dhe i rëndë me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, por që së bashku me Ivanovin, qartë kanë treguar se çfarë është e vërteta e sjelljes së Prishtinës dhe se kjo është promovimi i “Shqipërisë së Madhe”.

Në takimin ku kryesues ishin kryetari i Sllovenisë dhe i Kroacisë, Borut Pahor dhe Kollinda Grabar – Kitaroviq, përveç lierëve ballkanikë, mori pjesë edhe presidenti gjerman Frank Vallter Shtajnmaer, i cili ishte  i ftuar special./Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme