Ivanov pasi refuzon Zaevin, sulmon rëndë Ramën dhe Thaçin

Presidenti maqedonas George Ivanov deklaroi se nuk do t’i japë mandatin Zoran Zaevin, i cili ka mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme për të krijuar qeverinë e re maqedonas bashkë me partitë shqiptare.


Ivanov në një konferencë për media ka thënë se pranimi i platformës së partive shqiptare përbën vepër penale, përcjellë gazetametro.

Ai me këtë rast ka akuzuar edhe Shqipërinë dhe Kosovën, liderët institucional të të dy vendeve kishin bindur partitë politike shqiptare në Maqedoni që të dilnin me një platformë të përbashkët, si kusht për të hyrë në qeveri.

a

Kjo platformë është pranuar nga Zaev, por presidenti Ivanov, ka refuzuar t’i jap atij mandatin për formimin e qeverisë, me arsyetimin se platforma shqiptare e cënon sovranitetin e Maqedonisë.

aa

“Ajo është e përgatitur nga një shtet tjetër dhe me ndërmjetësim të një shteti tjetër. Përmbajtja e saj është jashtë Kushtetutës së Maqedonisë. Me këtë Platformë Maqedonia është e kërcënuar, ndërsa unitariteti dhe pavarësia është vënën në rrezik. Për shkak kësaj platforme shteti po humb unitaritetin e saj”.

Ivanov gjithashtu ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, që të dënojnë platformën shqiptare, të cilën ai e ka quajtur platformë të një shteti tjetër.

“Nga Bashkësia Ndërkombëtare presim të dënojnë publikisht këtë platformë sepse paraqet ndërhyrje në punët e brenshsme të Maqedonisë dhe unitetin e saj”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme