Adri Nurellari “divorcohet” nga Hashim Thaçi

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Adri Nurellari nga Shqipëria ka vendosur të mos jetë më në këtë pozitë. Ai thotë se ka vendosur t’i rikthehet vokacionit të tij për angazhim aktiv publik dhe përfshirje të shpenguar në debatet politike.

Ky është njoftimi i tij në facebook:

Të dashur miq,

Dua t’ju informoj se prej sot nuk jam më Këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi kam vendosur t’i rikthehem vokacionit tim për angazhim aktiv publik dhe përfshirje të shpenguar në debatet politike. Pra do përpiqem që të bëj atë që më pëlqen më shumë dhe që mendoj se e bëj më mirë.

I shpreh mirënjohjen Presidentit Thaçi për besimin që më ka dhënë dhe për bashkëpunimin e afërt, në më shumë se tre vjet. Kam konsideratën më të lartë për të, kam mësuar shumë prej tij dhe prej përvojës së përfituar gjatë punës që kam bërë në ekipin e tij.

Jam krenar që kam shërbyer për këtë periudhë të gjatë pranë politikanit shqiptar më të suksesshëm, i cili besoj se është një ndër kontribuesit më të mëdhenj për çështjen kombëtare në historinë bashkëkohore të popullit shqiptar. Jam gjithashtu i sigurt se Z. Thaçi ka për ta përmbushur me sukses mandatin e Presidentit, duke vendosur një standard të ri të lartë në këtë detyrë.

Po ashtu, dëshiroj t’i falënderoj përzemërsisht kolegët e Kabinetit të Presidentit për bashkëpunimin e ngushtë e të frytshëm, si dhe për frymën tejet miqësore. Mburrem që isha pjesë e këtij ekipi të shkëlqyer profesionistësh e patriotësh të përkushtuar, të cilëve u uroj punë të mbarë dhe sa më shumë arritje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme