Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u është drejtuar sot qytetarëve pas referendumit të djeshëm. Ivanov tha se referendumi ka dështuar dhe se Kuvendi duhet ta mbështesë vendimin e qytetarëve.
“Në referendumin e djeshëm, qytetarët e hodhën poshtë Marrëveshjen e Prespës, duke mos votuar qytetarët qartë u deklaruan kundër vendimeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të marra paraprakisht pa konsensus nacional, bojkotimi është zëri i atyre që janë nënvlerësuar dhe nuk janë dëgjuar, porosia e qytetarëve është dërguar deri tek ata që e kanë patjetër ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi nuk ka pasur sukses, mos u mundoni të ndryshoni këtë realitet”, u shpreh Ivanovi.
Ivanovi në fjalimin e tij citoi edhe një fjalë të presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e OKB-së, ku tha se paqja dhe demokracia janë të mundura vetëm në vende të lira dhe demokratike.
“Censusi i vogël vendosi, ndërsa mesazhi i popullit është dërguar. Realitet është se referendumi dështoi, mos luani me vullnetin e popullit. 36.6 për qind që kanë dalur nuk është vullnet i popullit. Është koha për përgjegjësi para popullit. Mbështetjen e anëtarësimit për NATO dhe BE e ulët në 36 për qind duke manipuluar qytetarët. Shteti nuk udhëhiqet duke luajtur me nenet dhe Kushtetutën e vendit. Kërkojnë nga OSBE/ODIHR që të marrin masa për dyshime serioze dhe shkelje në procesin e votimit. Para disa ditësh në OKB, Donald Trump tha se paqja dhe demokracia janë të mundshme vetëm në vende demokratike dhe të lira. Dje populli ynë e konfirmoi demokracinë”, theksoi Ivanovi.