Ivica Daçiq, ministër serb apo ambasador rus

Partia e Liberale Demokratike në Serbi (LPD) ka kërkuar sot që Ivica Daçiq të vendosë nëse është ministër në Qeverinë e Serbisë apo ambasador i Rusisë në Serbi, transmeton Koha.net.

Meqë Partia Socialiste e Serbisë ka filluar të numërojë sukseset e kryetarit të saj, ajo ka mundur ta përshkruajë edhe kontributin e tij të plotë politik për gjendjen në të cilën Serbia gjendet tash e tri dekada, njofton FoNet.

Zëdhënësit të Slobodan Milosheviqit mjafton t’i përshkruhet e gjithë karriera politike e Ivica Daçiq.

Ivica Daçiq është zëdhënës i interesave të Rusisë në Serbi dhe çdo rast e shfrytëzon që vartësve të vet t’ua përmbushë urdhrat, natyrisht në dëm të Serbisë.

LDP, që udhëhiqet nga Çedomir Jovanoviq, thotë se nuk pranon të shikojë gjakftohtë se si Daçiq, duke u zvarritur e imponon idenë për Serbinë guvernë ruse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme