Izolimi na ndjek edhe në 2018-ën

Ariana Qosaj-Mustafa nga insituti KIPRED, ka thënë se izolimi shtetin e Kosovës do na ndjek dhe në vitin 2018, pasi vendimi për demarkacionin ka mbetur ende pa konsensus nacional dhe sipas saj duket se nuk do të ketë së shpejti zgjidhje për të.

Duke ju referuar zgjedhjeve parlamentare të reja në BE, Qosaj- Mustafa ka thënë se ka frikë se do të humbë edhe kësaj radhe Kosova shansin historik për të lëvizur lirë në shtetët evropiane.

“Fati i liberalizimit të vizave lidhet me mungesën e vullnetit të politikës kosovare për t’i dhënë epilog kësaj çështje dhe kriterit tjetër, për luftimin e korrupsionint” është shprehur ajo.

Ndërsa, Arton Demhasaj nga lëzija ‘FOL’ ka theksuar se ende nuk dihet nëse vetëm kriteri i demarkacionit na sjell liberalizimin e vizave, ai thotë se komisioni evropian duhet të vlerësoj a e kemi plotësuar çështjen e krimit dhe korrupisonit.

Kurse, profesori universitar, Fadil Maloku izolimin e Kosovës e ka ndërlidhur dhe me ngecjen e madhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Sipas shumë indikatorëve socialë, diku mbi 50 përqind e fuqisë punëtore vlerësohet të jetë e papunë, shqetësuese është fakti se tek të rinjë që janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës kuota e papunësisë është 80 për qind “ ka thënë Maloku, shkruan gazeta ‘Kosova Sot’.

Kosova tash e dy vite ka mbetur pengë i miratimit të Demarkacionit, ndërsa pa ratifikimin e tij, komisioni evropian nuk e lejon lëvizjen e lirë të banorëve Kosovarë./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme