Izraeli bombardon avionët iranianë të ngarkuar me armë në Siri

Sulmet ajrore nga forcat izraelite shkatërruan një avion të tipit Boeing të ngarkuar me armë iraniane,  disa orë pas uljes në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut.

Kanali 2 i Izraelit njoftoi se aeroplanët izraelitë goditën edhe depot e armëve në hangarët e aeroportit.a.

Sipas këtij kanali ushtria izraelite refuzoi të komentojë mbi çështjen.

Armët duhej të dorëzoheshin në regjimin sirian apo aleatët e saj Shia të Iranit.

Agjencia e lajmeve siriane SANA konfirmoi se Izraeli bombardoi aeroportin e Damaskut të shtunën në mbrëmje.

“Mbrojtja ajrore jonë iu përgjigj një sulmi të raketave izraelite në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut dhe hodhi një numër raketash drejt tyre”, tha agjencia duke cituar një burim ushtarak të paidentifikuar, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në muajt e fundit, Izraeli ka goditur një numër objektivash iraniane brenda territorit sirian.

Izraeli shpesh akuzon Teheranin për shfrytëzimin e konfliktit në Sirinë fqinje, ku sipas tyre Irani mbështet regjimin e Asadit, për të krijuar një prani ushtarake të përhershme pranë kufirit të Izraelit, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme