Avionët izraelitë raportohet se kanë bombarduar befasisht një kompleks ushtarak sirian në afërsi të kryeqytetit Damask.
Përmes një deklarate të shkurtër, ushtria siriane tha se sistemet anti-ajrore bllokuan shumicën e raketave të hedhura nga aviacioni izraelit, pa dhanë më tepër detaje.
Ka raportime se avionët izraelitë kanë qëlluar që prej hapësirës ajrore libaneze. Mediat në Izrael shkruajnë se është goditur depoja e armatimeve Jamraya, vendi ku ndërkombëtarët dyshojnë se qeveria siriane prodhon armët kimike.
Si gjithmonë, Izraeli vetë nuk e ka komentuar këtë lajm. Që prej 2011, shteti hebre ka ndërmarrë mbi 100 sulme ajrore të befasishme në territorin sirian, me objektiv parandalimin e rënies në duart e Hezbollah të armatimeve të avancuara në jug të Sirisë