Izraeli do t’i rivlerësojë marrëdhëniet me OKB-në, pas rezolutës që ia ndalon ndërtimet në tokën e okupuar

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do t’i rivlerësojë marrëdhëniet e veta me Kombet e Bashkuara.

 

Kjo për shkak se Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovoi një rezolutë e cila kërkon dhënien fund të ndërtimit të vendbanimeve izraelite në tokën e okupuar palestineze, transmeton Express.

Kjo rezolutë kaloi pasi që SHBA-ja refuzoi ta përdorte veton kundër saj.

Tradicionalisht, SHBA-ja e ka mbrojtur Izraelin nga rezolutat dënuese.

E Netanyahu ka insistuar se Izraeli nuk do t’i bindet rezolutës së votuar nga 15 anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është mirëpritur nga liderët palestinezë.

“E kam udhëzuar Ministrinë e Jashtme që brenda një muaji ta bëjë rivlerësimin e të gjitha kontakteve tona me Kombet e Bashkuara, përfshirë edhe financimin izraelit të institucioneve të OKB-së dhe prezencën e përfaqësuesve të OKB-së në Izrael,” ka thënë ai./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme