Një sulm ajror izraelit mbrëmë vonë ka vrarë të paktën 13 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë.
Basem Arafa, i afërmi i familjes së vrarë nga sulmi, shprehu zemërim për rastin duke i bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vendosë drejtësi në rastin e konfliktit Izrael-Hamas.
“Kërkoj që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të dërgojë delegacione për të parë me sytë e tyre atë që Izraeli po bën”, tha Arafa.
Thuhet se e gjithë kjo familje është fshirë nga regjistri civil, por ende nuk dihet arsyeja.