Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke telefonuar kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë dhe kryeministrin Binali Yıldırım, kryetarin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe kryetarin e Partisë së Madhe të Unitetit (BBP), Mustafa Destici, i ka përgëzuar për fitoren e arritur në referendum dhe ka uruar që këto rezultate të jenë të dobishëm për popullin, raporton Anadolu Agency (AA).
Liderët botërorë mesazhe urimi presidentit Erdoğan
ANKARA (AA) – Burime të Presidencës së Turqisë kanë njoftuar se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është duke pranuar mesazhe urimi nga shumë liderë botërorë me rastin e fitores në referendumin e mbajtur në Turqi për ndryshimet, kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).
ANKARA (AA) – Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, tha në lidhje me rezultatin e referendumit se populli ka miratuar me vullnet të lirë kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes, duke e quajtur këtë sukses të rëndësishëm dhe fitore të pamohueshme, raporton Anadolu Agency (AA).”Populli ynë i lavdëruar votoi me një maturi të madhe dhe me vullnet të lirë miratoi kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes. Ky është sukses i rëndësishëm dhe fitore e cila nuk mund të mohohet dhe të shpërfillet”, theksoi Bahçeli.