Ja çfarë thotë Vladimir Putin për CIA-n dhe Trumpin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë sot se Moska do ta përkrahë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në luftë kundër terrorizmit, si dhe do të bashkëpunojë me Pentagonin dhe CIA-n.

“Është në rregull që presidenti Trump ta ketë synimin e vet. Ne do ta përkrahim punën e tij,” ka thënë Putin duke folur për nja forum të arktikut në veri të Rusisë, transmeton Express.

Putin ka thënë se do t’i diskutojë përpjekjet për luftimin e terrorizmit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Tex Tillerson, në Rusi, dhe se është i gatshëm që të punojë me administratën e re të SHBA-së në luftë kundër ISIS-it në Siri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme