E martë, 18 Tetor 2016 – Sakte.net
Për vite të tëra, “Apple” mendonte se celularët me ekrane më të mëdha ishin të vështirë për t’u mbajtur dhe jo të lehtë për t’u përdorur.
Por, më 2012 “Apple” lëshoi iPhone 5, një pajisje me një ekran më të madh që mund të operonte lehtë me gishtin e përdoruesit.
Pas iPhone 5, “Apple” vendosi që të krijonte celularë edhe më të mëdhenj – ku lëshoi iPhone 6/6 Plus – dhe të fundit modelet iPhone 7, transmeton Gazeta Express.
Që nga atëherë, “Apple” ka thyer shumë rekorde të shitjeve të iPhone. Dhe kështu, ju do të mahniteni kur të mësoni se iPhone i dytë më i popullarizuar në botë është iPhone 5s.
Kështu, sipas ueb-faqes BGR, këta janë celularët iPhone më të popullarizuar në botë:
iPhone 6 – 35.06%
iPhone 5s – 19.1%
iPhone 6s – 13.73%
iPhone 6 Plus – 8.54%
iPhone 5 – 7.64%iPhone 5c – 5.87%
iPhone 6s Plus – 4.27%
iPhone 4s – 4.03%
iPhone 4 – 1.74%
iPhone më të vjetër – 0.3%