Ja çka kërkohet nga Gjykata për Milaim Zekën dhe Fitim Thaqin

Avokati i Milaim Zekës dhe Fitim Thaqit, Gazmend Halilaj ka bërë të ditur se për të dy klientët e tij ka bërë ankesë për rishikim të vendimit.

Për Fitim Thaqin, i dyshuari kryesor për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, ditën e premte në njërën nga kafiteritë e Prishtinës është caktuar nga Gjykata një muaj paraburgim.

Avokati Halilaj, tha për Blic se brenda tri ditëve duhet të shqyrtohet ankesa që ka dërguar në Gjykatën e Apelit pasi që kjo procedurë është urgjente.

“Kemi dërguar një vendim në Gjykatën e Apelit, kjo është procedurë urgjente, brenda dy tre ditëve do të shqyrtohet, nuk vonohet më shumë.”,pohoi Halilaj.

Në anën tjetër, edhe për deputetin e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka të cilit iu është caktuar një muaj burg shtëpiak nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani për 920 kosovarë është përsëritur e njëjta procedurë e ankesës.

“E njëjta procedurë është edhe te Milaim Zeka, edhe për të kemi bërë ankesë për rishikim të vendimit.”, shtoi Halilaj.

Ndryshe, pas sulmit që i ka bërë Fitim Thaqi, Vehbi Kajtazit, ky i fundit ka akuzuar deputetin e Nismës se ka qenë shtysë e sulmit, menjëherë pas hulumtimit që ka bërë me viza.

Një gjë të tillë e ka mohuar Thaqi dhe avokati i tij thase ai kishte bërë foto me politikanë të ndryshëm e që rastësisht njëri nga ta ishte Milaim Zeka.

Edhe Thaqi edhe Zeka, po mbrohen para ligjit me të njëjtin avokat, Gazmend Halilaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme