Mediat raportojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen në maj të vitit të ardhshëm.
Edhe pse nuk e thonë hapur, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm.
Në ndërkohë, thuhet se edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka nis me përgatitjen e strukturave partiake për zgjedhje të parakohshme.
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-ja është e para që ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Zgjedhje të parakohshme ka kohë që kërkon edhe opozita shqiptare – Aleanca për Shqiptarët.