Ja kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Të gjithë besimtarët myslimanë, që janë më shumë se 1 miliardë në të gjithë botën pas disa muajsh do ta kenë një obligim detyrues që duhet ta kryejnë.

Bëhet fjalë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Sipas kalendarit myslimanë (takvimit) që shpërndan Bashkësia Islame e Kosovës për çdo vjet, pra muaji i Ramazanit do të fillojë me 16 Maj (E mërkurë) të këtij viti.

Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman ka për detyrim të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji për njerëzit në nevojë.

Duhet të theksojmë se në rast se qytetarët agjërimin e bëjnë vetëm me qëllim të pa ngrënies atëherë do të veprojnë në mënyrë të gabuar. Sepse agjërimi i Ramazanit sipas shumë ajeteve të Kur’anit thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme