Ja kush e financon Jelena Miliç, aktivisten serbe që e braktisi emisionin me Vuçiçin (Video)

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Miliç, është larguar nga studioja gjatë debatit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit i ka thënë se po flet kundër interesave të Serbisë.

“A e di që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi? Serbët kanë ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve”, kanë qenë këto fjalët që e kanë acaruar në masë kryeministrin serb, të cilat ia ka thënë Vedrana Rudan me prejardhje është kroate dhe e martuar me serb, në një tjetër emision.

Pas fjalës së Vuciçit, Miliç është larguar nga studioja duke injoruar fjalët e kryeministrit serb.

Në intervistën Saktë me drejtorin e fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi u zbulua se ky fondacion e mbështet Qendrën për Studime Euroatlantike në krye me drejtoreshen Jelena Miliç.

Sa janë të sakta informatat se fondacioni Rockefeller Brothers e financon Jelena Miliçin dhe cili është qëllimi i kësja përkrahje?

Haki Abazi: Është e vërtetë, znj. Miliç udhëheq qendrën për studime të avancuara euroatlantike në Serbi. Është organizatë e regjistruar, publike. Bën hulumtime, diskutime, organizon panele ku haptazi diskutohet për qëndrimin që duhet të ketë Serbia ndaj NATO’s.

Abazi ka qenë në shënjestër të medieve serbe pro qeveritare të cilat e kanë akuzuar se me financimet e fondacionit që përfaqëson është duke e nxitur destabilizimin e Serbisë./Sakte.net

Përgjigjen mund ta gjeni nga minuta e 28:00 e intervistës “Saktë”

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme