Ja mbajnë edhe të vdekur Albionin, “pengjet” që po i mbanë Serbia për 22 vjet

Muharrem e Nesrete Kumnova, tash e 22 vite presin që dikush të trokas në derën e tyre dhe t’u sjell një lajm për fatin e birit të tyre, Albionit.

Nesrete Kumnova me lot në sy tregon si e kujton momentin e fundit që e ka parë Albionin.

“Që 22 vite në shtëpinë tonë nuk ka një ditë të zakonshme. Momenti i fundit që kemi fol bashkë është se në shtëpinë tonë, në kohë lufte kriminelët na vizitoni çdo ditë dhe ishim me shumë fqinj në shtëpinë tonë. Albioni gjysmë ore para se me hi kriminelët serb me thirri dhe zakonisht me thirrke pak si me lazdrim, me tha mami ma jep një hap të qetësimit se nuk jam mirë, ia dhash një bensedin dhe e shikova me sy nalt sepse ishte shumë i gjatë. E piu atë hap dhe shkoi në dhomën e tij. Që nga ai moment nuk e kam parë më Albionin”, rrëfeu Nusretja.

Pas 21 viteve ende Albioni mbahet “peng” i vdekur në varrezat masive në Serbi.

Albioni u rrëmbye vetë i 6-ti në shtëpinë Kumnova. Pesë personat e tjerë  që kanë qenë me të janë gjetur në një varrezë, por aty nuk ishte edhe trupi i Albionit.

“Për ne kanë humbur shpresat që të jenë gjallë. Dëshmia e vërtetët është sepse 6-tit është dashtë të gjinden në atë varrezë por unë si nënë s’jam ndalur kurrë, zëri im ka kumbuar në gjithë botën kjo mu ka kthy në bumerang nga kriminelët serb dhe ma mbajnë edhe të vdekur Albionin” u shpreh Nesretja.

“Janë gjakftof dhe zëri i tyre nuk dëgjohet fare”, kështu tha Nesretja për institucionet e vendit që nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

“Zëri ynë po has në vesh të shurdhër, nga institucionet janë gojë mbyllur e donë më bë pajtim me kriminel që vranë e masakruan. Dhe ata ulën e bisedojnë me kriminelin serb, duhet të kushtëzojnë dialogun me gjetjen e të pagjeturve”, tha ajo./arbresh.info/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme