Sakte.net / E hënë, 10 Tetor 2016 – 16:22
Nehat Thaqi, drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe akuzat se ishte përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe, për të cilën avokati i tij Sead Spanhoviç thotë se nuk ka prova, shkruan Gazeta Express, derisa Thaqi deklarohet i pafajshëm
Gjykata e Nishit, akuzon Thaqin se më 1 korrik 1999, ai ka dëbuar familjen Milivojeviq nga një fshat afër Lipjanit. Por, Thaqi e ka mohuar akuzën duke prezantuar alibinë e vet, shkruan “Blic.rs”, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se gjatë periudhës kohore për çka akuzohet ishte në muaj te mjaltit në Fushë Kosovë.
Avolati i tij, Sead Spanhoviç tha se marrja në pyetje 15 ditë pas arrestimit është e papranueshme.
“Nuk ka asnjë dëshmi se ai nuk iu është përgjigjur thirrjes së gjykatës serbe. Gjykata nuk e thirri atë asnjëherë të dëshmoi mbi akuzat dhe policinë në vitin 1999. Këto janë akuza të vjetra nga të cilat shumë shqiptarë janë akuzuar për terrorizëm, mirëpo pa prova. Në besojmë se ai u arrestua në mënyrë të paligjshme”, ka thënë avokati i tij, Spahovic.
“Unë nuk e di kush janë dëshmitarët. Do të ishte mirë që dëshmitarët të jenë anëtarët e familjes Milivojevic”, thotë Spahovic.
Avokati i Thaqit mohoi se klienti i tij ka qenë anëtar i UÇK’së, duke shtuar se emri i tij nuk ishte në listën e anëtarëve të UÇK’së të cilën e posedojnë hetuesit serbë.