Ja për çka saktësisht Serbia e akuzon Haradinajn

Autoritetet e Beogradit kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj Ramush Haradinajt, me motivacion se ai është përgjegjës për krime të shumta ndaj serbëve, të kryera gjatë luftës në Kosovë, në rajonin e Dukagjinit.

 

Prokuroria e Serbisë për krime lufte e akuzon Haradinajn se në vitin 1997, së bashku me vëllezërit e tij Dautin e Shkëlzenin, kishte organizuar “sulme terroriste” ndaj policisë serbe në rajonin e Dukagjinit.

Haradinaj akuzohet edhe për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Shqiponjat e zeza”, të cilën Prokuroria e Serbisë e konsideron përgjegjëse për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë, trupat e të cilëve janë gjetur në Liqenin e Radoniqit dhe në disa puse në komunën e Deçanit.

Haradinaj akuzohet edhe për vrasje masive të serbëve në zonën e Glloxhanit. Sipas Prokurorisë serbe për krime lufte, në verë të vitit 1998, në pemishten e Glloxhanit ishin gjetur kufomat e mbi 20 personave të vrarë.

Tribunali i Hagës, më 4 mars të vitit 2005, kishte ngritur aktakuzë kundër Haradinajt. Ai ishte akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kryera prej marsit deri më 30 shtator 1998, kur Haradinaj ishte Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në vitin 2012, Tribunali i Hagës e kishte liruar Haradinajn nga të gjitha akuzat. Por, Prokuroria serbe për krime lufte thotë se ka në dorë dëshmi edhe më të fuqishme, të cilat i plotësojnë akuzat me të cilat ngarkohet lideri i AAK-së, transmeton B92

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme