Ja përse nuk bën ta përdorni telefonin nëse ju ka thyer ekrani

Mbase me telefonat kurrë nuk mund të jemi mjaft të kujdesshëm.

Njëra ndër gjërat më të këqija të cilat pronarëve të telefonave mund t’u ndodhë është thyerja e ekranit, mirëpo pakkush e di që nëse vazhdojmë ta përdorim për të shmangur ndreqjen e shtrenjtë, ekrani i thyer mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tonë.

Edhe pse përfundimisht nuk është konstatuar, shumica e ekspertëve konsiderojnë që duke e përdorur ekranin e thyer veten ia ekspozojmë rrezatimit.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha, transmeton Telegrafi.

Ekrani i thyer mund të shkaktojë edhe lëndime serioze, gërvishtjet e gishtave mund të shkaktojnë infeksione – madje edhe nëse ju duket që thyerja është e madhe dhe gjendet vetëm në një pjesë të ekranit, akoma ekzistojnë pjesë xhamash të cilat mund t’ju lëndojnë.

Po ai xham mund t’ju bjer në xhep dhe t’ju therë me rastin e përkuljes.

Ekrani i thyer mund të shkaktojë edhe mundime serioze të syve, sepse është shumë më e vështirë të lexohen e-mailat dhe porositë nga xhami i thyer.

Prandaj më së miri është të zëvendësoni xhamin e ekranit, sepse më e rëndësishme është mbrojtja e shëndetit se sa paratë që i shpenzoni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme