Ja sa hektarë tokë i kishte privatizuar Nasim Haradinaj, që u “kap” me Dërgutin! (DOKUMENT)

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili mori vëmendjen e mediave para pak ditësh gjerë sa ishte si mysafirë në Kuvendin e Kosovës kur po bisedohej për ndryshimet në Ligjin e Veteranëve, vite më parë ka privatizuar rreth 7 hektarë tokë në vlerë të mbi 1 milionë eurove nga dy ndërmarrje të ndryshme.

Bazuar në dy dokumente të cilat ka arritur t’i sigurojë “Gazeta Blic” si kopje fizike nga Agjencioni Kosovar i Privatizimint, Haradinaj, shihet se ka blerë rreth 5 hektarë tokë bujqësore në fshatin Ratkoc të Gjakovës në vlerë të 817 mijë 661 eurove nga dhe mbi 2 hektarë tokë po ashtu bujqësore në fshatin Kosuriq të Pejës në vlerë të 257 mijë e 500 eurove.

Por, pavarësisht asaj se blerja e këtyre tokave në vlerë të mbi 1 milionë eurove është bërë në vitin 2009, më saktësisht ajo në Kosuriq të Pejës më 29 tetor dhe ajo në Ratkoc të Gjakovës më 2 nëntor, Haradinaj nuk është deklaruar si posedues i tyre në deklarimin e fundit të pasurisë në vitin e kaluar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas të dhënave që ai i ka deklaruar për AKK në vitin 2016 si zyrtar i Komunës së Deçanit, pasuri të paluajtshme ka 20 hektarë të privatizuara në vitin 2004 në vlerë të 2 milionë e 200 mijë eurove.

Gazeta Blic ka provuar që ta kontaktoj Haradinajn, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ndryshe Haradinaj, i cili nisi rivalitetin e tij me deputetën Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Aida Dërguti, pasi kjo e fundit e kundërshtoi ligjin për veteranët, pohoi se nuk e ka pasurinë e njëjtë me të saj.

Postimi i tij në Facebook:

Në lidhje me privatizimin e pronave në vlerë të mbi 1 milionë eurove “Gazeta Blic” ka provuar të marrë edhe një opinon nga vet Haradinaj, por ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje deri më tash. /GazetaBlic.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme