Prokuroria e Durrësit, ka kërkuar 15 vite burg për stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim ndaj personave të tretë në shumën e 2 milion eurove.
Kërkesën Prokuroria e bëri gjatë seancës së sotme, por stomatologia pritet të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit, pasi ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Në seancën e radhës, pritet të dëgjohet pala mbrojtëse, për të vazhduar më tej me dhënien e vendimit nga gjykata.
Olesia Duka akuzohet nga Krimi Ekonomik dhe Pastrimi i Parave se ka mashtruar disa persona në Tiranë dhe Durrës duke u marrë shuma të mëdha parash që kapin vlerën e 2 milionë euro.
Ndërkohë që është vendosur edhe sekuestro preventive nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për katër apartamentete në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, të gjitha në pronësi të Olesia Duka.